Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje më lëndën shpërthyese në spital, për të cilën mendon se i përket kohës së paraluftës.
Menjëherë pas njoftimit policia e Kosovës ka evakuuar të gjithë personelin, e më pas kanë rrethuar perimetrin.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.
Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Top Channel