Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të zhvillojë sot një seancë, ku do shqyrtohet “dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

Mandati i Arben Ahmetajt do i kalojë Plarent Ndrecës, pasi ky i fundit bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend më 6 Janar 2024. Mandati i Ahmetajt duhet t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, drejtueses Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, por kjo e fundit refuzoi duke i kaluar kështu Ndrecës.

“Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të zhvillojë seancë publike:

Data e seancës: 15.01.2024, ora 11:00 Rendi i ditës: Çështje për shqyrtim rishtas

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Plarent Pjetër Ndreca””- thuhet në njoftim.

Ndreca ka deklaruar se do e pranonte me nder detyrën si deputet. Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17:00 për të verifikuar edhe zyrtarisht vakancën për mungesën mbi 6 mujore të deputetit Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA