Tension në ditën e 78-të të protestës, dy grupime përplasen në bulevard. Tubuesit kërkojnë dorëheqjen e klasës politike 16/08 22:30
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të martën në mëngjes.
Bardhi u ka dërguar mesazh deputetëve këtë mbrëmje, duke theksuar se është një mbledhje shumë e rëndësishme dhe duhet pjesëmarrja e të gjithave.
“Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”.
Bardhi kryesoi aksionin opozitar në seancën e sotme plenare, duke bllokuar Foltoren dhe krijuar zhurmë, duke penguar Presidentin Bajram Begaj të mbajë fjalimin përshëndetës.
Top Channel