Alfio Rotani, shef kuzhine dhe sipërmarrës, nga sot do të jetë banori më i ri i shtëpisë së Big Brother VIP.
Ai ka lindur në Shkodër më 5.07.1989, ku duke u rritur vendosi të ndjekë shkollën e kuzhinës. Rastësisht dëgjoi për audicionet e Masterchef në Shqipëri dhe vendosi që të aplikojë. Pavarësisht se ishte rritur në Itali, zemra e tij ishte gjithmonë në Shqipëri. E nisi si një lojë, por ia doli që të marrë çmimin e parë falë aftësive të tij në kuzhinë. Nga aty e gjithë jeta e tij ndryshoi. U zhvendos tërësisht në Tiranë dhe nisi të merret me shumë projekte televizive, botoi librin e pare të gatimit dhe hapi një restorant.
Ai ka treguar se në “Big Brother“ hynë sepse ka nevojë për ndryshim, teksa mbetet i hapur edhe për të gjetur dashurinë.
“Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, divorci nuk ishte i lehtë, kur nuk zgjohem më me djalin. Unë kam kaluar një marrëdhënie. Kam një marrëdhënie të ngushtë me djalin. Ka dy vite që zemra ime sikur ka vdekur sa i përket njerëzve. Kam nevojë për një ndryshim”, tha Alfio.
Top Channel