25/11 19:02
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur numërimin e llojeve të shpendëve ujorë dimërues.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat.
“Ka nisur në të gjithë vendin Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura por edhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”- tha Rama.
Top Channel