“Ku të shkoj dhe sa vjet do pres, pesë dhjetë. Pra unë do vazhdoj të rri pa drita. Ku të mbytem”…
Qytetarët e revoltuar që presin në radhë një datë gjyqi, janë simboli momental i drejtësisë në vend. Ashtu si Behar Selimi, që ka ndërtuar shtëpi në vitin 2019 në Kamëz. Por nuk i afrohet shërbim për ta furnizuar me energji derisa ai të shlyejë faturat si abonent nga viti 2007- deri në 2016. Me pretendimin se nuk ka patur asnjëherë kontratë mbasi nuk ka patur shtëpi Behari fitoi në gjykatën e Tiranës, e cila i shpalli të pavlefshme faturat. Tani si qindra të tjerë, Behar Selimi ka ngecur në shkallën e dytë. Kjo mund të duket e zakonshme për këdo që pret drejtësinë e tij , por jo për Selimin, i cili po jeton në shtëpinë e re në errësirë derisa çështja të zgjidhet gjyqësisht.
Duke mos ia dalë mbanë të lidhë një kontratë më furnizuesit, teksa të gjithë në lagje kanë drita, Selimi ka gjetur një zgjidhje amatore. Merr energji borxh nga banesa e të atit , një shërbim që e kryen gjatë orëve të mbrëmjes për të gatuar dhe që fëmijët të mësojnë.
Rutina e Selimit prej kohësh është kjo, mes drejtësisë që kur vonohet është njëlloj e rrezikshme që rryma që lidhet.
Pas hartës gjyqësore në Gjykatën e Apelit Tiranë, stoku ka tejkaluar 36 mijë. Dhe si ky qytetarë, qindra të tjerëve po iu shkaktohet dëm i konsiderueshëm, veçanërisht me faturat dhe paditë e dëmeve.
Top Channel