Dy Big Brother në pak kohë, njihuni me banoren e re të shtëpisë më të famshme në vend.

Heidi Baci ka lindur në 19 gusht 1997. Me origjinë babi i saj nga Shkodra por familja e saj ka jetuar në Durrës para se të zhvendoseshin në Itali (Pescara), në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Heidi është lindur dhe rritur në Vasto (Pescara), një qytezë bregdetare, Itali. Gjatë periudhës së studimeve është marrë dhe me modeling.

Njohjen e gjerë me publikun italian dhe shqiptar Heidi e pati me hyrjen e saj në “Grande Fratello” në Itali në vitin 2023. Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka treguar origjinën e saj dhe bëri për vete publikun italian.

Mediat italiane e kanë quajtur “kryefjala” e Grande Fratello-s, pasi nisi “lidhjen” me Massimiliano Varresen, 21 vite më i madh se ajo. Babai i saj hyri për ta takuar, duke i kërkuar të ndahej nga ai, dhe kështu Heidi vendosi të dilte nga ajo shtëpi.

“Unë jam Heidi, 26 vjeç, jam modele në Itali. Mendoj të shkoj larg, shpresoj t’u pëlqej njerëzve”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA