Një aksident ka ndodhur në dalje të Lezhës.

Një automjet ka përplasur ciklomotorin, duke lënduar drejtuesin.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga pamjet, aksidenti ka krijuar trafik të rënduar.

Top Channel