Një vatër zjarri ka përfshirë dhomën e mjekut të rojës në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës dhe më pas tymi ka bllokuar të gjithë katin.

Disa pacientë janë nxjerrë jashtë dhe janë boshatisur disa reparte të spitalit.

Sipas informacioneve, nuk ka pacientë të lënduar, ndërsa forca të shumta zjarrfikësish po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA