Këto janë pamjet nga automjeti tip “Nissan”, të cilit autorët i vunë flakën pasi kryen atentatin ndaj Zamir Kalemit mbrëmë në zonën e Selitës.

Pasi e qëlluan në këmbë dhe në shpatull, gazetarja Dorjana Bezat mëson ata u larguan me shpejtësi, i vunë flakën mjetit në Bërzhitë dhe u larguan në drejtim të paditur.

Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit të djegur policia gjeti në brendësi një armë zjarri kallashnikov e cila do verifikohet në policinë shkencore nëse është e njëjta me atë që u përdor në ngjarje.

Nga verifikimi i targave rezultoi se ato kane qenë të vjedhura që në vitin 2018 në Tiranë. Po vijon verifikimi për mjetin në përdorim të kujt ishte dhe nëse rezulton i vjedhur.

Kush ishte Zamir Kalemi

Personi që mbeti i plagosur është vëllai i Adriatik (Andrea) Kalemit, të cilit i janë bërë disa atentate në Greqi. Kalemajt janë kushërinj me Aleksandër Sadikajn i cili u ekzekutua me tritol në Tiranë. Kalemi është hetuar edhe për vrasjen e Edmond Papës për hakmarrje.

Zamir Kalemi rezulton i arrestuar në vitin 2020 për përfshirje në lojëra fati. Pista e parë e këtij atentati është hakmarrja, pasi vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet i implikuar në vrasjen e Edmond Papës dhe vrasjen e dy personave në Belgjikë.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA