Shpërthimi i bombolës në Mitrovicë/ 13 të plagosurit me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, katër prej tyre në operacion

13/01/2024 22:20

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thonë se po trajtojnë 13 pacientë me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, pas shpërthimit të bombolës në në Kçiq të Mitrovicës.

“Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës. Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK. Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit. Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar”, sipas spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA