Fotot/ Dy helikopterë Black Hawk mbërrijnë në vendin tonë nga SHBA-ja, zbulohet për çfarë do të shërbejnë

13/01/2024 22:36

Dy helikopterët e parë Black Hawk kanë mbërritur në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA-në.

Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim për Forcat tona të Armatosura.

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë💪
Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Ambasada amerikane në një postim thekson se helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, sipas ambasadës amerikane.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA