Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, i plagosuri rezulton i arrestuar më parë për lojërat e fatit
12/01/2024 23:25
Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Tiranë, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë 35-vjeçari Zamir Kalemi.
I plagosuri rezulton të jetë i arrestuar më parë, në vitin 2020, për lojërat e fatit.
Ngjarja ndodhi në Rrethin e Selitës, ku u qëllua drejt automjetit të shënjestrës së dyshuar, pra 35-vjeçarit Zamir Kalemi.
Ndërkohë policia është njoftuar për një mjet që po digjet në Bërzhitë, e cila dyshohet se i përket autorëve të plagosjes.
Top Channel