Qëlloi me çifte të rinjtë nga ballkoni dhe kërcënoi policët në Shkodër, 83-vjeçari shtrohet në spital

12/01/2024 10:12

Fasli Hyka, i moshuari që qëlloi me arme zjarri ndaj të rinjve në lagjen “Rus” në Shkodër, do të shtrohet në spital.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit për 83-vjeçarin Fasli Hyka.

I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani” të cilët arritën të shpëtojnë. Fasli Hyka qoftë nga prokuroria, por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët është gjykuar se e ka emergjentë që të marrë mjekimet.

Pas kontrolleve ndaj tij, 83-vjeçari rezultoi me probleme mendore.

Top Channel