Mes ndryshimeve në kabinetin qeverisës, “Top Story” diskutoi mbrëmjes e së enjtes performancën e ministrave të qeverisë “Rama 3”.

Pas emërimeve të fundit në ministritë e reja që janë krijuar, analisti Artur Zheji tha se “tani po zgjidhen ministra edhe pa pasur tesera partie”, ndërsa pyeti Besard Kadinë nëse e ka marrë teserin e partisë.

Pjesë nga debati:

Zheji: E ke marrë teserin e Partisë Socialiste apo jo

Kadia: Jo, nuk e kam marrë

Kadia: As në PD nuk e kisha marrë

Zheji: Po ç’rëndësi ka?

Duma: Nuk dua ta vazhdoj, se tha as në PD, as në PS nuk e kisha marrë

Zheji: Në finale, ky mund të jetë inovacioni i vërtetë i Edi Ramës. Të bën ministër të Partisë Socialiste pa teser të partisë. Ndoshta i merr votat me këtë

Kadia: As në PD nuk kisha teser. Duhet të jesh me koncepte komuniste, që të jesh me tesera në xhep

Zheji: Shko në Evropë dhe shih që këto koncepte komuniste janë shumë më radikale se në Shqipëri

Kadia: Teseri e vërteton vlefshmërinë?

Zheji: Pa teser, nuk ke shans

Kadia: Ka gjëra të tjera…

Zheji: Në qeveri teknike po, në qeveri politike jo

Kadia: Mund të jesh aktiv politikisht pa teser

 

Top Channel