I ngecur midis detyrimit  të përjavshëm për tu paraqitur në SPAK dhe seancave të gjata të marrjes në pyetje, Ilir Beqaj duket se po bëhet gati për ditë më të vështira.

Dhe këtë e tregon lirshmëria e ish ministrit për tu paraqitur në kohë para prokurorëve, me një një automjet që policia ja preu gjobën në emër të Ermal Kurtulaj.

Ky i fundit nën hetim për korrupsion prej 26 dhjetorit 2023, për llogari të dosjes së SASPAK, një institucion që drejtohej nga Ilir Beqaj deri ditën që ndaj tij u shpall masa ndaj hetimit të sterilizimit. Por për Beqajn, miqtë ngelen miq dhe në ditë SPAKU.

Megjithatë këtë të premte Beqaj nuk ishte për SASPAK, por për hetimin e koncensionit të sterilizimit, për të cilin është pyetur katër herë dhe me gjasë do kthehet sërish.

Më herët janë pyetur edhe ish zv.ministri i shëndetësisë dhe Ilir Rrapaj që të dy në paraburgim.

Top Channel