Izraeli ndaloi dhe trajtoi ashpër aktivistët, mes tyre shqiptarin, reagon Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me Ambasadën për të kthyer në atdhe Baki Goxhajn
“Në qendër të qytetit të Tiranës, Shqipëri, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i një diktature shtypëse, këmbët e tyre që shkelin si triumf mbi të kaluarën”-nis shkrimin prestigjiozja CNN për Piramidën e Tiranës, të cilën e rendit mes projekteve më të mira të vitit.
CNN shkruan se Piramida e Tiranës është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest, e cilësuar si ndër më më spektakolarja e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder ” ose “WOW”.
‘E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s, ndër të tjera) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta.’-shkruan CNN.
“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen,”- Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD.
Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme.
Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.
Top Channel