Banorët e disa fshatrave në Postribë kanë bllokuar rrugën që lidh këtë njësi administrative me Shkodrën.

Ata po protestojnë për një gurore, e cila sipas tyre ka ndotur ujin dhe dëmtuar disa fshatra.  Qe prej vitit 2017, ata kanë të njëjtin shqetësim, ndotjen e ujit të pijshëm dhe për këtë akuzojnë një gurorë në fshatin Domen.Banoret akuzojnë se nga shpërthimet po u dëmtohen edhe banesat.

Disa muaj më parë banoret e fshatrave kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje. Ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

Top Channel