Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK dërgon për gjykim ish-zyrtarin e Kadastrës, bleu vota në zgjedhjet e vitit 2021

11/01/2024 10:05

Ish-zyrtari i Kadastrës, Gazmend Canaj, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Gazmend Canaj, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Canaj ka ofruar para disa qytetarëve që të votonin për subjektin politik që ai mbështeste, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Bazuar në përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë shkelje të Canajt, ai u ka dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. dhe u ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre.

Top Channel