Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Një motor është përplasur me një automjet tip “Range Rover” për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit. Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, autmjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar“, sipas policisë.

Top Channel