Këtë të mërkurë në vendin tonë, do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërkohë që do të vazhdojë rënia e temperaturave.

Do të ketë prezencë ngricash të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -4 deri 4°C, në zonat e ulëta 0 deri 11°C dhe në zonat bregdetare 2 deri 12°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA