Nga AGRON GJEKMARKAJ
Kronika falënderon Babon për besnikërinë e shfaqur ndaj saj! Autoriteti i “Kronikës” edhe si agjenci e lajmeve të dorës së parë u konsolidua plotësisht. Ajo tha se Babo virani do të bëje freskime në qeveri dhe fap ay pas dy ditësh i bëri. Për këtë Babua meriton falënderime. Ai si lexues kryesor e besnik i saj mendon t’i shpëtojë nderin dhe ryben këtij institucioni publicistik kaq të begatë e gjithëpërfshirës. Brenda saj jeta parlamentare shfaqet me ngjyrat e veta gazmore e të vërteta.
Tashmë secili deputet është aksioner i pazëvendësueshëm. Salianji e beson kaq shumë këtë sa nuk është çudi të lypë hise dreqaga. Ka dorë të rënde i uruari. Ne me zor qesim ca kothere e ndopak djathë me këtë punë.
Ne thamë që Babo do e heqë Margëritin. Me zemër të thyer e dhamë këtë lajm duke ditur sa do t’i mungojë Ina Zhupës e sa e sa ne të tjerëve. Tani vendin e saj e zë Gonxhja, shkrimtar, poet, historian, valltar, arkeolog, violinist, qëndistar, dhe piktor të cilit shëndeti i ka marrë për mbarë dhe do zërë dy metër kub vend. Ca kohë kaq mirë shpjegonte punët e makinave, jo vaj, jo filtra, jo gomina, jo grup timoni se dukej mekanik e xhenerik i pashoq. Fati i Ogertës se Ciu dhe Tezja janë pa pretendime që të shkëlqeje në anën e djathtë të qeverisë mes atyre desherve rrunakë si Gonxhja e Ulsia. Mete qerratai duket ende si sheleg. Mërzia e ikjes së Margëritit të cilës Babo do t’i gjeje një tjetër vend pëllumbash do jetë një lëngatë e gjatë. Po na zu bela e madhe. Na u turren miq e armiq nga e dinit ju, kush jua tha, kërkonin burimin me këmbëngulës se Spaku?!
Po pse do dëftenim ne?! As natës se varrit. Vetëm Jorushit të Tabakëve, e cila ka nevoje ta thyeje ritmin e mërzisë me lajme safi, i treguam që haberet na i nis Babua vetë, që dynjaja të përgatitet e të mos zihet gafil. Ankthi është stili i tij i qeverisjes. U habit po nuk u gëzua. Qeshi pa mirënjohje. Kjo qe më e pakta.
Gjurulldi e madhe tek stafi i Bakes. Dërgata venë e vanë. Po pse do e heqë Babua Baken? Ai mire po sillet, as nuk e mërzit, as i bën karshillek! Gëzohet Babua? Gëzohet i themi ne. Gëzohet edhe ai thonë ata. Mërzitet Babua? Mërzitet i themi ne. Mërzitet edhe ai thonë ata. Po qysh është puna, pse gjithë ky maraz? Po ja “Kronika” ka shkruar që Margëritin, Babua do e shpjerë në vend të Bakes. Gjysma e parë doli e vërtetë. Keni goje të ju të Kronikes të bëni gjëmën. Po jo more te bekuar, jo tani, e kishim në perspektive! Bëjini selam Bakes se është xhanan burrë, i thoni që dimrat e tij do i hajë një e nga një aty butë, butë, rehat pastaj shohim e bëjmë. Babua e ka zemrën e madhe dhe e ka qejf sevapin e rixhanë.
Sikur u qetësuan pak por jo krejt. Iknin duke kthyer kokën pas. Na ra po kaq një tjetër brenge. Ditmari kishte bërë një artikllë, shyqyr nuk ja kishte nxjerre fundin me ato të gjatat, kësaj here i kishte rënë më me avash. Ai e fillonte pak a shumë me idenë gjithkush të mendojë në kokë të vet. Ky lajm e zu Babon në Shëngjin. Me urgjence thirri shtatmadhorinë Nikon, Klosin, Nasipin, Tonin dhe Çuçin, Tao nuk ishte, hallet e shqiptarëve të Maqedonisë e lypni andej. Si ju duket ju kjo? Gjithkush të mendojë në kokën e tij? Ra një heshtje varri. E mori fjalën Nikua: kjo është poshtërsia më e madhe, ky është provokim, nëse do të mendonim këtu secili me të veten nuk do shkonim nga fitorja në fitore. Ulsia pasi u mendua gjatë si dibran i dha zgjidhje. Ne duhet mendim vetëm për ta tundur tonën për të miratuar atë çka Babo thotë. Një si rreze drite i ra Çuçit dhe Tonit që situata u zgjidh. Babo nuk u shpreh. Nasipi përgëzoi Ulsinë për atë qe e ndiente prej kohesh, por pa forcën intelektuale për ta përkufizuar.
Kur vjen e keqja hapi derën. Lideri që kërkon perspektivën Gazi na thirri në revistë i pari. Na u germush po ju qenki zulleper, qenkeni haramsëzer, kolonë e pestë mes nesh. Mos e paçi hallall besimin tim as të Kryezevendes Liderit Muli që doren e poqem në zjall për ju ! Po pse more njeri i mirë i themi ç‘paudhësi kemi bërë? Jeni bëri tellalli i regjimit me këto gjepura që shkruani! I zbukuroni dhe me emra pompoz jo “kronika” jo “satira” te gjitha janë kode komunikimi me kreun e Meduzës. U betuam ne jemi armiq të betuar, me sa zë kishim thirrem poshtë regjimi, poshtë Babo keqbërësi po na shihte me përbuzje dhe nuk besonte.
Do të mblidhemi për ju tani e tutje çdo publikim do të kaloje para censurës. Më para tha do t’i shqyrtojë komisioni i përberë nga zonja Kalaja, nga zonja Edhit dhe nga zonja Garo, qëndresa e të parës, intuita politike e se dytës dhe ngrohtësia e së tretës do t’i temprojnë, redaktojnë dhe pastaj ato mund të bëhen gjyle për dushmanin. Ky është urdhër tha. Betohu ne po e do e shikosh nëse kumbarët ndërkombëtarë e detyrojnë Babon të tërhiqet nga arroganca dhe ta lëshojë frerin e Kushtetutës qindin do i punojmë me fjalime rrufe ne Kuvend ! Jo jo tha më parë t’i kalojnë komisionit adapt dhe me pas lexojini. Kushedi ç’ na pret pas këtij falënderimi që po e nisim me postën sekrete të Mamicës. Ajo me shqisat e saj dallon të vërtetën nga helmi në çdo haber, hilen nga rregulli.
Top Channel