Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Pasi mungon prej më shumë se gjashtë muajsh në Kuvend, Kuvendi njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit socialit, Arben Ahmetaj.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar me tri akuza për çështjen e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit në korrik të vitit të kaluar, ish-ministri i Financave, vijon të jetë në arrati.

Ndërsa në dhjetor, SPAK e mori të pandehur Ahmetajn për veprën penale shpërdorim detyre për çështjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”, që sipas Prokurorisë së Posaçme, i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, për të marrë mandatit e Arben Ahmetaj, i cili mungon prej më shumë se gjashtë muajsh në Kuvend.

Bici aktualisht është në krye të Kadastrës dhe nëse ajo heq dorë nga mandati i deputetes, atëherë mandati i kalon kandidatit Plarent Ndreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA