11 orë diskutime, çfarë u kërkoi Edi Rama ministrave në ditën e parë të mbledhjes në Shëngjin

10/01/2024 10:04

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Shëngjinin për zhvillimin e një mbledhjeve informale dy ditore të qeverisë.

Synimi parësor i kësaj mbledhje ka qenë analizimi i realizimit të detyrave të lëna nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë, përfshi fushat prioritare të qeverisjes për vitin që sapo ka nisur.

Takim i qeverisë në Shëngjin ditën e parë është ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka një karakter politik, ku nisi me një fjalë të kryeministrit Edi Rama për arritjet e vitit që lamë pas dhe sfidat e 2024. Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë. Kjo kërkesë e kryeministrit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamentar Bledi Çuçi, ku u fokusua te seancat e shkuara plenare, duke bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve.

Bleci Çuçi më tej, ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione. Në këtë mbledhje, është diskutuar po ashtu takimet e ministrave me deputetët, sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale. Në fokus të analizës së Bledi Çuçit, ishte edhe performanca e deputetëve në debate publike, diskutimet në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale.

Pjesa e dytë e mbledhjes iu dedikua aspekteve teknike. Ministrat të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024. Kësaj mbledhje i është bashkuar edhe Blendi Gonxhja i propozuar nga kryeministri për të mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Megjithëse nuk është dekretuar ende si ministër Blendi Gonxhja, u bë pjesë e mbledhjes pasi përdorimi teknologjisë fushë të cilën ai do të mbulojë, është prioritet i qeverisë, duke e shtrirë të tenderat dhe prokurimet publike.

Qeveria do vazhdojë mbledhjet informale edhe këtë të mërkurë në Shëngjin. Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e  zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë. Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA