Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë dje se zgjedhjet e të dielës në Bangladesh nuk ishin të besueshme, të lira apo të drejta.
Dy vendet e mëdha që kanë lidhje tregtare me Bangladeshin, dënuan atë që quanin dhunë politike para zgjedhjeve, ku partia e zonjës Hasina në pushtet fitoi një mandat të pestë, teksa opozita kishte bojkotuar dhe pjesëmarrja ishte e ulët.
Zëdhënësi i departamentit të shtetit Mathew Miller tha: “SHBA është e shqetësuar për mijëra aktivistë të opozitës që janë arrestuar dhe nga raportimet për parregullsi në ditën e zgjedhjeve.”
“Ne kemi mendim të njëjtë me observues të tjerë që thanë se zgjedhjet nuk ishin të lira apo të drejta dhe na vjen keq që nuk morën pjesë të gjitha partitë”.
Ai nxiti më tej qeverinë e Bangladeshit të hetonte seriozisht raportimet e dhunës dhe të bënte përgjegjës fajtorët.
Në deklaratë, SHBA tha se mbetej “e përkushtuar në partneritetin me Bangladeshin për të realizuar vizionin e përbashkët të një zonë të lirë e të hapur të Indo-Paqësorit, në mbështetje të të drejtave të njeriut e të shoqërisë civile në Bangladesh”.
Ndërsa qeveria britanike tha: “Zgjedhjet demokratike varen te konkurrenca e hapur dhe e lirë. Te respekti për të drejtat e njeriut, rendi ligjor. Këto standarde nuk u plotësuan vazhdimisht gjatë procesit elektoral”.
Ndërsa Kina India e Rusia përgëzuan zonjën Hasina për fitoren dhe u zotuan për partneritet.
Top Channel