Pas vrasjes së 22-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorës që prej mëngjesit të djeshëm.

Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen dhe ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë prej 24 orësh, që përfshin ngjarjen e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e kësaj analize janë edhe dosjet e vjetra dhe grupet kriminale.

Gjithashtu po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Deri më tani janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.

Drejtori i Përgjithshëm Rumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

Top Channel