Parashikimi i motit për sot në vend/ Temperatura tipike pranverore, ja sa do të shkojë termometri Nata që lamë pas është shoqëruar me reshje bore në shumë zona malore.
Ndër zonat që janë zbardhur nga dëbora sipas ARRSH janë Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë. Këto vende janë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -8 gradë.
ARRSH njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Ndërkohë që qarkullimi vijon pa probleme, drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Top Channel