Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka ndërmarrë një nismë për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyruar, që parashikon t’u kërkojë me ligj qytetarëve të shërbejnë për katër muaj.

Të pyetur rreth kësaj çështje, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit shprehen se SHBA është duke e vëzhguar nga afër situatën.

“Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASH për mediet kosovare.

Vlen të theksohet se, ministri i Mbrojtjes i Serbisë Milosh Vuçeviç theksoi disa ditë më parë se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka nisur iniciativën te presidenti i Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, me qëllim riaktivizimin sërish të ligjit që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA