“Letra nga Franca”/ Dëshmia e vajzës së Bedrie Lokut: Një franceze thoshte se kishte lidhje me babin, kjo rëndoi psikologjikisht mamin

09/01/2024 12:10

Detaje të reja nga vetëvrasja e Bedrie Lokës dalin pas dëshmive të familjarëve.

Sipas vajzës së 41-vjeçares së ndjerë, mamaja e saj dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga babai, Xhemal Loku. Një ndër ngjarjet që e kë lënduar Bedrien, ishin disa letra të dërguara nga një grua franceze, që thoshte se kishte një raport romantik me 45-vjeçarin, ka dëshmuar R.Loku.

“Nga muaji shtator 2023, mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ia ka dërguar një grua. Ajo ishte franceze dhe ka komunikuar me vëllanë tim Destanin, i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Ajo ka dëshmuar se vetëm një ditë para vetëvrasjes, dy prindërit ishin konfiltuar ashpër me njëri-tjetrin.

“Prej një viti, ata nuk ia kanë pasur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Kanë pasur debate prej muajit shkurt 2023, sepse gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja. Mami im ka qenë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e shprehte se do t’i jepte fund jetës. Thoshte jam e lodhur. Komunikimi i fundit që unë kam bërë me mamin ka qenë ora 22:30 dhe ajo më tha që kishte prapë debat. I thashë lere atë muhabet, më tha mirë”.

Top Channel