I sulmuan me armë lokalin në Greqi, pamje nga vendi i ngjarjes! Kush është shqiptari që e ka në pronësi

09/01/2024 11:59

Në orët e para të mëngjesit lokali i shqiptarit Pëllumb Hasani në Athinë është sulmuar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:11 të mëngjesit në lokalin Venus që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjien Patisia. Në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Artur Bibe në Greqi, shihen të dëmtuara xhamat dhe muret e lokalit nga plumbat. Për fat të mirë nuk pati dëmtime në njerëz.  Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike.

Autoritet greke dyshojnë se ky sulm ka ndodhur për larje hesapesh me bandave ose për shantazh. Hasani u ka deklaruar gojarisht policëve se ka pas konflikt me pronarët e një lokali pranë tij, por ka refuzuar të bashkëpunojë me Forcat e Rendit, duke mos shkuar të deponojë në polici për rastin.

Ndërkohë që është gjendur i djegur motori që përdorën autorët e ngjarjes.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel