“Duhet të plotësohet premtimi i madh, rithemelimi”, Alimehmeti: Kishte një gabim në këshillimin juridik, Berisha duhet të…

09/01/2024 20:15

Përpjekjet në PD duhet të shkojnë përtej drejtuesit të partisë, sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Ilir Alimehmeti, i cili pavarësisht se u shfaq krah Berishës në zgjedhjet vendore është i sinqertë kur pranon se PD-ja ka gabuar dhe është koha të shohë më larg.

 “Kemi mbi 11 vite një lloj qeverie që po totalizon gjithçka, fatkeqësisht po përdor dhe drejtësinë për politikë, që nuk duhet të ishte kështu, kjo është e papranueshme, nis kjo që nga diskutimi jo kush e ka vulën e me radhë, partinë dhe vulën e kanë njerëzit, njerëzit që mblidhen, ata që vendosin një emër, një logo, shumica fiton, nëse ata duan të bëjnë një tjetër forcë.

“Në dosje nuk ka elementë akuze të vërtetë, kjo të bën të mendosh që ka një prapavijë politike këtu, kishte një gabim në këshillimin juridik për masën e detyrimit të paraqitjes. Ka qenë i këshilluar jo saktë juridikisht, sepse masën duhet ta kryente, të bënë deponimet. Edhe pse mendoj që është një gjyq i hapur politikisht, por duhet t’i shkonte deri në fund sepse e kundërta thjesht përshkallëzoi dhe vështirëson reagimin. Njerëzit që i shkojnë poshtë janë mbështetje morale, ai po përballet vetë… por nevojitet një shpejtësi në veprime karshi kundërshtarit politik.  Ne duhet të mendojmë si të ndërtojmë alternativën qeverisëse, nuk mbetet çështja thjesht si të drejtojmë këtë grupazh. Kemi detyrën madhore sepse jemi forca më e madhe opozitare për të bashkuar e të tjerët”.

“Në korrikun e 2022 kishte një frymë, gjashtë mujori i parë, që duhet të kanalizohet në përfaqësim të vërtetë të atyre njerëzve dhe asaj fryme, në momentin kur nisi të çedonte, këta njerëz nisën të ftohen, fryma është aty e kemi ne në dorë ta ngrejmë, duhet tu japim të drejtë qytetarëve që të sjellin përfaqësuesin e tyre. Vetëm në ktë mënyrë do të kemi mundësi që të bëjmë tezat tona politike, për të shku me u ballafaqu me sistemin me një alternativë të vërtëtë qeverisëse. Nis nga këtu. Nevojitet shpejtësi në veprime karshi kundërshtarit politik, mendoj që do të ishte më efikase, më e strukturuar, më e mbështetur nëse vjen në formën e një udhëzimi të qartë dhe të pastër, për të riformuar, për të dhënë atë premtimin e madh, që ishte rithemelimi. Premtimi, nëse vjen nga kryesia, nga doktori, jo vetëm që do të jetë më i strukturuar më mirë, por edhe më i mbështetur më mirë, që do të thotë nuk harxhohet kohë. Nëse kjo nuk ndodh kemi për të parë që do të ndodhin vetë riorganizimet, por s’do të jetë as shumë e shpejtë, as organizative, kemi ne përgjegjësi për ta organizu këtë frymë. Mund ta bëjë Kryesia (në mungesë të Berishës), janë forumet politike ato që e vendosin. Mund të thërrasin Këshillin Kombëtar, është e drejtë e tyre.”

“Duhet të kuptojmë që fuqinë e kanë njerëzit. Ato ndryshimet që u bënë për t’i dhënë fuqinë kryetarit e ja hoqën njerëzve, kthehet gjithçka boomerang. Nëse shkojmë drejt imponimit, këtë njerëzit e kuptojnë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë situatë. Fryma është aty, për të riformuar atë premtimin e madh që ishte rithemelimi”, tha Alimehmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA