Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim për dhunë në familje në Lezhë.

Bal Selimi është vënë në pranga nën akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj bashkëshortes. 30-vjeçari dyshohet dhe dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, në prani të fëmijëve të mitur.

Nën hetim për dhunë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes është vënë edhe një 49-vjeçar, ndërkohë që gruaja u pajis me urdhër mbrojtje nga prokuroria.

Ndërkohë, Fred Trungushi është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës. 49-vjeçari do të hetohet për dhunë në familje.

Top Channel