“Demokratët të bllokuar në një betejë antihistorike me Drejtësinë”, Zogaj: Ajo që bën Berisha nga ballkoni…

09/01/2024 19:35

8 janari i dy viteve më parë ka lënë njollën e pa fshirë në Partinë Demokratike. Edhe pse jo më me dhunë fizike, lufta e brendshme për karrigen e kryetarit të partisë ka vazhduar.

E ardhmja e PD-së për një nga nismëtarët e kësaj force politike, Preç Zogajn nuk ka dritë në fund të tunelit, kur Berisha më i votuari i demokratëve, pozicionohet kundër SHBA-ve dhe SPAK-ut, për hallin e tij dhe bën opozitë nga ballkoni.

“Jo e gjithë PD është në këtë betejë kundër perëndimit dhe kundër SHBA-së siç e përmendët ju, është një nga fragmentet e kësaj partie, që është ajo e Rithemelimit, një pjesë tjetër është një tjetër betejë e drejtuar nga Lulzim Basha. Shumica e demokratëve nuk janë akoma në asnjë grup, unë e shoh pa asnjë prespektivë në këtë moment kauzën opozitare, plotësisht pa asnjë shpresë, është e bllokuar në një betejë që jo vetëm është pa prespektivë, por dhe antihistorike. Pas kaq vitesh, shqiptarët e partnerët kanë kontribuar për të sjellë në skenë një reformë në drejtësi që vendos konceptin askush mbi ligjin, një pjesë e PD është në anën e kundërt të barrikadës, kjo e bën pa të ardhme betejën e saj, por dëmton edhe vetë opozitën që thashë që njëra nga pjesët, që njëra nga pjesët e opozitës të mos ketë asnjë të ardhme, do të thotë që vetë opozita siç është të mos ketë një perspektivë, për të fituar them, se për të ndejt në skenë le të rrijë.

 “Berisha është në të drejtën e tij që të bëjë një betejë me drejtësinë për akuzat ndaj tij, por kjo betejë nuk zhvillohet me foltore, në sheshe apo ballkone, kjo është betejë që zhvillohet në organet e drejtësisë. Berisha duhet ta ndajë betejën e vet nga çështja e partisë, për të lejuar një proces bashkimi që të prodhojë përmes garës një lidership të ri që del nga vota. Kjo është zgjidhja, sepse grupi tjetër nuk bashkohet me Saliun për shkak të vijës ndarëse që është marrëdhënia me SHBA. Vendi i betejës për akuza është gjithmonë gjykata, gjykata bën drejtësi, përfshirja e grupit politik për akuza personale, i bën dëm subjektit, vetë grupimit politik. Për të mos thënë që në kushtet e Shqipërisë që mezi është pritur që drejtësia të marrë zemër”

“Të dy grupimet edhe rithemelimi, edhe PD zyrtare janë në një proçes zvogëlimi, e tregojnë sondazhet, e treguan zgjedhjet dhe të gjithë e shohim këtë, por pakkush ulet e mendon ku po shkojmë kështu? Po rrokullisemi, po rrokullisemi e as për vete s’po fitojnë gjë, e as bëjnë atë që duhet të bëjë një opozitë’, tha Zogaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA