Tre turistë dhe dy guidat e tyre te bllokuar në shpellat e famshme të Sllovenisë janë shpëtuar pas dy ditësh, prej përmbytjes së impjanteve natyrore nga reshjet e shumta.
Gjashtë zhytësa punuan disa orë për të arritur të bllokuarit në shpellën me famë botërore Krizna në jugperëndim të vendit.
Ujërat e brendshme të shpellës raportohet se ishin ngritur papritur nga reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe grupeve të shpëtimit iu desh të prisnin deri në tërheqjen e nivelit për të nisur misionin.
Walter Zakrajsek, kreu i grupit të shpëtimit tha për agjencinë vendase STA se operacioni u kompletua brenda disa orësh me gjetjen e të bllokuarve.
Familja me tre të rritur dhe dy guidat e tyre u bllokuan nga uji në shpellën impresionuese Krizna Jama, 8km e gjatë, me tunele e liqene nëntokësore, që mund të lundrohet me trape e kanoe nën drejtimin e guidave me eksperiencë.
Grupi që kishte hyrë brenda imjantit nëntokësor mëngjesin e të shtunës, u bllokuan nga ngritja e shpejtë e ujërave. Rënia e sotme e nivelit të ujit bëri të mundur shpëtimin e tyre.
Të bllokuarit u gjetën rreth 2km në brendësi të shpellës dhe u nxorën jashtë me barkë nga zhytësit. Temperatura e ujit në brendesi është rreth 6 gradë dhe shikueshmëria shumë e ulët.
Të shpëtuarit ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike megjithëse kaluan dy ditë në shpellë, thane zyrtaret.
Sllovenia ka më shumë se 14,000 shpella dhe Krizna Jama është ekosistemi nëntokësor i katërt më i madh në botë./THeGuardian/
Top Channel