Nxënësit që u konfliktuan këtë të hënë në gjimnazin “Qemal Stafa” janë të shkollës “Asim Vokshi”, të cilët zhvillojnë mësim pasdite.

Shkolla sqaron se në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, pasi godina është në rikonstruksion.

“Në lidhje me ngjarjen e publikuar në median sociale dhe në median televizive mbi një zënkë me mjete prerëse midis dy gjimnazistëve minorenë të shkollës “Qemal Stafa”, ndiejmë detyrim të sqarojmë opinionin publik se: Gjimnazi “Qemal Stafa” nuk zhvillon proces mësimor pasdite, zhvillon proces mësimor vetëm me një turn dhe paradite;

-Në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” dhe nxënësit që janë konfliktuar nuk janë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa”;

-Informacioni nga autoritetet është dhënë gabim;

Policia e Shtetit do të ketë komunikatën e vet për shtyp, në të cilën do të saktësojë rrethanat e ngjarjes.

Për sa më sipër gjimnazi “Qemal Stafa” i kërkon ndjesë çdo nxënësi, prindi, mësuesi apo pjesëtari të komunitetit tonë për këtë dezinformim nga media, pa marrë informacionin e saktë dhe të plotë dhe që vë në diskutim sigurinë e nxënësve të shkollës Qemal Stafa. Drejtoria e shkollës bashkë me mësuesit ka përparësi sigurinë e fëmijëve në shkollë, e cila është po aq e rëndësishme sa mësimdhënia”, sipas njoftimit të gjimnazit “Qemal Stafa”.

Sipas informacioneve, sherri ka ndodhur në klasë, vend ku nuk ka kamera.

Njëri prej nxënësve është goditur në kofshë dy herë dhe ndodhet në spital, ndërsa tjetri u arrestua nga policia në Vorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA