Pamjet/ Babai i sulmuesit kuqezi, Kristian Shpendi, godet me grushte kundërshtarin e djalit

08/01/2024 11:10

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në takimin e Serisë C mes Çesenës dhe Olbias e zhvilluar në stadiumin “Dino Manuzzi” të Çezenës.

Në përfundim të takimit që ishte i vlefshëm për Grupin B, babai i futbollistit shqiptar të kombëtares së moshave, i ekipit U21 ka zbritur në fushë duke shkaktuar një incident të rëndë.

Ai vrapon dhe sulmon portierin kundërshtar, Filippo Rinaldin, duke përfituar edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes ku debatet kishin përfshirë të 22 lojtarët e takimit bashkë me ata të stolit. Babai i futbollistit shqiptar goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë për t’u ndalur më pas nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarë të tjerë të stolit vendas.

Sipas asaj që qarkullon nga mediat italiane, çmenduria e babait të Shpendit është motivuar nga një goditje që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e kombëtares kuqezi që u detyrua të largohej nga ndeshja pas problemit që i shkaktoi goditja në vetull. Përveç pasojave për lojtarin, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim për të luajtur në fushën e sajë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA