Ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu, fliste sot për një “marrëdhënie të re” të Francës me “partnerët e saj afrikanë” në fushën e stërvitjes ushtarake, si dhe me vendet e Indo-Paqësorit dhe të Gjirit Persik.
Në fjalimin për forcat e armatosura Lecornu tha se do të shtyjë më tej ekonominë e luftës që kërkon presidenti i republikës.
“Ne nuk jemi në luftë por ndryshimet janë përshpejtuar që kur kishin marrë armët herën e fundit. Rikthimi i konkurrencës strategjike mes fuqive të mëdha, vazhdimi i luftës nga federata Ruse apo kërcënimi i terrorizmit, bëjnë të nevojshme përgatitjen.”
Disa vende afrikane kanë kërkuar së fundmi largimin e kontingjenteve ushtarake franceze por ministri shtoi se marrëdhënia e re me vendet partnere do të fokusohet te stërvitja.
“Deri më 31 dhjetor ushtarët tanë ishin në Niger, nga ku tani janë larguar. Në 2024 do të vendosim një marrëdhënie të re me partnerët afrikanë, veçanërisht te stërvitja. Të njëjtën gjë do të bëjmë me partnerët tanë në Indo-Paqësor dhe në Gjirin Persik”, shtoi Lecornu.
Top Channel