Habit Klodian Meajt me detajet pas dhunës në Malin e Zi: Në spital s’na merrnin në dorë, kemi paguar çdo shërbim mjekësor! S’na mbështeti askush

08/01/2024 13:56

Klodian Meaj një nga djemtë shqiptar që u dhunuar në qytetin Herceg Novi në Malin e Zi nga disa persona për arsye të panjohura, ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai shpjegoi si ndodhi ngjarja dhe sa jo miqësore ishin njerëzit në Malin e Zi, duke përfshirë shërbimin mjekësor. Ndërkohë në një lidhje direkte me emisionin ka qenë edhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj i cili shprehej se sipas informacioneve që ka, personat që kanë dhunuar të rinjtë shqiptarë ishin adoleshentë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Sipas tij dhunuesit janë nga qyteti i Herceg Novit.

Klodian Meaj ka ndërhyrë dhe është shprehur se nuk kanë qenë adoleshentë, por të rritur dhe pavarësisht se nuk i ka fiksuar fytyrat e tyre, ai shprehet se ishin nga dy metra.

Klodian Meaj: Ata ishin në gjithë moshë madhore nga 2 metra të gjatë dhe nuk ishin adoleshentë. Nuk arrij t’i dalloj dot sepse nuk i kam fiksuar fytyrat e tyre.  Unë eca me makinën time dhe me maps-in në telefon gjeta spitalin, i cili ishte i mbyllur. Ika në farmaci, nuk më dha asnjë gjë, më dha një adresë tjetër, vajta në urgjencë i gjakosur, nuk dija çfarë t’i shpjegoja, nuk na morën në dorë. Kam kërkuar tek urgjenca që të lajmërohej policia. Ata më thoshin shko tek policia që ndodhej aty afër,  por unë nuk isha në gjendje. Pas një ore na kanë dhënë një mjekim, na kanë matur tensionin dhe rrahjet e zemrës,

Më pas na çuan në spitalin që gjetëm me dyer të mbyllura dhe morëm mjekim. Kemi paguar çdo gjë në spital nuk na dhanë asnjë shërbim falas. Më pas bëmë në spital një denoncim.  Kemi kërkuar mbrojte por nuk na i dhënë, e ka kërkuar ambasadorja por nuk na ofruan mbrojtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA