Një shef policie në Louisiana, SHBA ka pranuar se tradhëtoi gruan e tij në një letër publike, pak pasi të dy ata u qëlluan dhe u plagosën nga një tjetër efektive që ishte përfshirë në trekëndëshin e komplikuar të dashurisë.
Mediat amerikane shkruanin se kreu i policisë së Opelousas, Graig LeBlanc dhe bashkëshortja Crystal LeBlanc, gjithashtu police me sherifin e St. Landry Parish, u qëlluan jashtë shtëpisë së tyre nga oficerja Savannah Butler më 22 dhjetor.
Policia tha se Crystal LeBlanc kishte shkuar në shtëpinë e Butler për të kërkuar llogari nga bashkëshorti i saj për tradhtinë, ku më pas kishte nisur konfrontimi.
Butler ishte shfaqur e armatosur me pistoletë dhe qëlloi në dorë shefin e policisë kur ai kishte tentuar të merrte armën.
Me sa duket i njëjti plumb kishte depërtuar dorën e LeBlanc duke goditur dhe bashkëshorten e tij Crystal LeBlanc në krah, sipas raportimit të policisë.
Graig LeBlanc dhe bashkëshortja “shkuan vetë në spital për trajtim” dhe vonë dolën nga spitali.
Graig LeBlanc, i cili drejton prej disa vitesh policinë e Opelousas pranonte dje tradhtinë bashkëshortore dhe “kërkonte ndjesë”.
Ai nuk iu referua drejtpërdrejt bashkëshortes së tij ose Butler.
Sulmuesja Butler, 42 vjeçe, u dorëzua në policinë e St. Landry dhe më pas u lirua me kusht.
Efektivët e përfshirë janë pezulluar nga detyra për kohen e hetimeve.
Qyteza e Opelousas është 30 km në veri të Lafayette dhe ka një popullatë prej 15,835 banorësh.
Top Channel