Një punonjëse është shtypur për vdekje gjatë një ‘aksidenti tragjik në shtëpinë e funeralit ku punonte, u tha së fundmi në seancën dëgjimore të çështjes në Britani.
58 vjeçarja Sally Blundell, vdiq në degën e shtëpive të funeralit East of England Co-op në Norfolk më 1 dhjetor të vitit të shkuar.
Incidenti përfshinte një ngritëse të objekteve të rënda ndërsa shkaku i vdekjes “shtypje në gjoks nga një objekt i jashtëm”, tha mjekësia ligjore.
Titulli i postit të punës së zonjës Blundell u dha në gjyq si ‘administratore funerali’ ndërsa shtohej se kishte punuar prej disa vitesh për kompaninë.
Në deklaratën e tyre grupi East of England Co-op thanë: “Jemi të trishtuar për vdekjen e koleges e mikes tonë Sally Blundell.”
Ata shtonin se zyrtarët Breckland kishin nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Sally që përshkruhej nga Co-op si një “incident tragjik”.
Një muaj më parë përsëri në Britani një burrë u dënua me shtatë vjet burg pasi një nga vartësit e tij ra në një prerëse industriale dhe humbi jetën.
29 vjeçari David Willis, tragjikisht u shtyp për vdekje në fabrikën e procesimit të drurit e mbetjeve në Wolverhampton./Metro/
Top Channel