Aksident i rëndë në Hungari/ Vdesin dy të rinj shqiptarë! Njëri trup gjendet i shkrumbuar

06/01/2024 11:53

Dy të rinj nga Kosova, të nisur nga Gjermania drejt vendlindjes, humbën jetën në një aksident të rëndë në Hungari.

28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, u kishin shkruar të afërmve të tyre vetëm 20 minuta përpara ngjarjes tragjike, për t’u thënë se ishin mirë.

Xhaxhai i njërës prej viktimave u tha mediave në Prishtinë tregoi mesazhin e 28-vjeçarit: Mos flini, se unë po arrij. Ai shpjegoi se pas aksidentit, Kushtrimi është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa për Jetmirin, nuk mund të bëhej më asgjë, pasi trupi i tij është djegur bashkë me mjetin e përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Familjarëve do t’u duhet të shkojnë në Hungari për të marrë trupat, u shpreh xhaxhai, duke shtuar se Kushtrimi la pas një vajzë vetëm 4-muajshe, ndërsa Jetmiri djalin një vjeçar. Të afërmit e viktimave pohojnë se ende nuk janë sqaruar mbi rrethanat e aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA