Vetëvrasja pas denigrimit në Tiktok/ Reagon kryeparlamentarja Nikolla: Do të ashpërsojmë legjislacionin!

05/01/2024 21:11

Kryeparlamentarja Nikolla ka reaguar mbi vetëvrasjen e nënës së katër fëmijëve në Durrës pas denigrimit në rrjetet sociale, ku shprehet se do të ashpërsohet ligji për mediat online dhe Kodin Penal mbi krimet kibernetike.

Kryeparlamentarja Nikola i bën thirrje organeve të drejtësisë të japin dënimin maksimal shkaktarëve të ngjarjes së rëndë dhe se Kuvendi do të rishqyrtojë me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal.

“Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat.
U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar. Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet. Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale. Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare. Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës! U prehtë në paqe!”-shkruan Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA