Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, reagon policia e Durrësit: Viktima ka bërë kallëzim një vit më parë…

05/01/2024 17:36
Foto Ilustruese

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Sukth ku u vetëvra një nnën e 4 fëmijëve, ka reaguar policia e Durrësit, e cila thotë se çëështja është nën hetim.

Policia thotë se është lajmëruar më 2 janar për vdekjen e 41-vjeçares. Në dhjetor të vitit 2022, thotë policia, 41-vjeçarja ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

“Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.” ”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA