Nën hetim për dy dosje, Beqaj në SPAK: Ermal Kurtulajn e kam mik të vjetër, bashkëshortja ime dhe restoranti “Gzona”…

05/01/2024 22:50

Ish-ministri Ilir Beqaj hapi sezonin 2024 për SPAK me vizitën e detyruar për t’u paraqitur para oficerëve të BKH, e teksa e hoqi mungesën e radhës për sterilizimin Beqja u ndal sërish para mafieve për dosjen Saspak, një agjenci që e drejtoi derisa dha dorëheqjen.

Kjo çështje e regjistruar për korrupsion ndaj Ermal Kurtulaj, ngre dyshime të tërthorta dhe ndaj ish-ministrit që në dhjetor ju nënshtrua kontrollit personal dhe të banesës. I pyetur nga TCH për Ermal Kurtulaj , ish-ministri tha shpjegimin e tij.

“Ermal Kurtulaj e njoh prej më shumë se 15 vjetësh, e kam njohje shumë të hershme. Që nga maji i 2022 ka punuar jo në Saspak, por në një projekt që ndiqej dhe nga Saspak-u”, u shpreh Beqaj.

Me telefonë të sekuestruar dhe SPAK-un që po i afrohet dhe në hetimin e Saspak, Beqja foli dhe për subjektin “Gzona” përmendur në këtë fashikull.

“Lokali Gzona siç e dini të gjithë, është një pyetje që më duket pa vend që mund të ma bësh. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare, ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar që në shkurt të 2020, pra para katër vitesh dhe e gjithë puna që ka bërë në lokalin Gzona, ka marrë mbrapsht 1.5 milion lekë të vjetra”, u shpreh Beqaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA