Ekskluzive! Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Thoshte nuk e përballoj dot, një natë para ngjarjes…

05/01/2024 22:36

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Durrës e ndodhur pak ditë më parë, por e raportuar sot, ku një grua, nënë e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës pas denigrimit në rrjetin social TikTok.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në datën 2 janar kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë në Sukth, autoritetet kanë marrë në pyetje bashkëshortin e 41-vjeçares, i cili ka deklaruar se një natë para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ajo ka qenë në gjendje të mirë dhe ka festuar Vitin e Ri.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka pasur stres dhe ankth kohëve të fundit si pasojë e një profili të hapur në platformën TikTok me emrin e saj. Prej kohësh ajo ishte shprehur se nuk e përballonte dot foton që i kanë publikuar, të cilat i kishte denoncuar. Ai është çuar në mëngjes dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes në mes të shtëpisë, është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Gjatë mbërritjes në vendin ku ndodhi ngjarja, mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar fotoksinën e gjetur brenda në banesë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA