Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë me dy viktima, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen! Çfarë deklaruan fëmijët

04/01/2024 15:08

Pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, Lulëzim Cami u zhvendos rreth 2 vjet më parë në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, po në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm vëllai i  tij Vehap Cami që mbante me vete një armë tip pistoletë pasi e shkrepi kundër Lulëzimit, vrau më pas edhe veten.

Ngjarja me dy viktima ndodhi rreth ores 7:40. Vehap Cami 63 vjeç me banim në Lundër të Tiranës kishte ardhur i vetëm tek vëllai i tij.  Të dy vëllezërit vdiqën menjëherë, dhe trupat e tyre u dërguan më autoambulancë për në morgun e Tiranës.

Policia u njoftuar nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit, baba i 3 djemve dhe një vajze, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar trupat e dy viktimave. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkak për këtë krim makabër në ditët e parë të Vitit të Ri, thuhet se është bërë një pronë e dy vëllezërve në vendlindjen e tyre. Por fëmijët e tyre janë shprehur se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve të prindërve të tyre. Referuar dokumentave të bëra publike nga policia, autori i ngjarjes, Vehap Cami një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA