Drejtësia dështoi për vitin 2023 që të japë vendime brenda një afati të arsyeshëm dhe ligjor.
Stoku ka zbritur në Gjykatën e Apelit, e cila është një gjykatë në rang vendi.
Vetëm në Gjykatën e Tiranës, stoku i çështjeve është 48 mijë e 787 çështje. Abdulla Xhani është një nga ata dhjetëra qytetarë që për shkak të mungesës së gjyqtarëve, zvarritet pambarimisht e për pasojë, i moshuari akuzon se i kanë harruar djalin në burg.
I biri, Ferit Luzi Xhan, u arrestua fillimisht në 2021 pasi tentoi të largohet me një motor duke mos iu bindur policisë për kontroll. Për këtë akuzë, i riu më pas u la nën arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës, një masë të cilën 30-vjeçari e theu dhe mjaftoi ky shkak që ta kthenin në burg. Për të dyja shkeljet, ai u gjykua me çështje të ndara dhe sapo përfundoi dënimin e parë për krimin e mos bindjes ndaj policisë, prokuroria urdhëroi lirimin e tij.
Pak orë më vonë, pasi ishte kthyer në banesë në qershor 2022, prokuroria konstatoi se i kishte llogaritur gabim ditë e burgut dhe kërkoi riarrestimin, por tanimë për dënimin e dytë . Për të shlyer krimin e dytë, Feir Luzi Xhani po mbahet në qeli nga 21 qershori 2022 dhe për shkak të vetting-ut, çështja kalon sa te njëri gjyqtar te tjetri.
“Këta e liruan dhe e kthyen në burg. S’ka gjyqtarë thonë. Po pse kështu është”, pyet i ati i të burgosurit, Abdulla Xhani.
Situata është vecamnërisht e ngarkuar edhe në gjykatat civile dhe në gjykatat administrative.
Në Gjykatën e Apelit, stoku ka shkuar në 39 mijë çështje. Ndërkohë, në total numri i çështjeve që presin kalon shifrën e 100 mijë të tilla. Sipas përllogaritjeve, çdo shqiptari që ka një çështje në gjykatë do t’i duhen afërsisht dhjetë vjet.
Top Channel