Përplasja e dy avionëve në Tokio, 17 pasagjerë të Japan Airlines të plagosur

02/01/2024 14:39

Shtatëmbëdhjetë pasagjerë në bordin e fluturimit 516 të Japan Airlines u plagosën teksa avioni u ul në pistën e aeroportit Haneda dhe shpërtheu në flakë, raporton transmetuesi publik japonez NHK.

Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa 5 persona të avionit tjetër të ngarkuar me ndihma për tërmetin janë konfirmuar të vdekur.

Më shumë se 100 kamionë zjarrfikës u dërguan në vendin ku ra zjarri dhe shumica e fluturimeve janë anuluar, raporton NHK.

Japan Airlines po heton detajet dhe shkakun e zjarrit të avionit, tha një përfaqësues i linjës ajrore për CNN.

Videot nga vendi i ngjarjes  treguan avionin e pasagjerëve që u përfshi nga zjarri ndërsa lëvizte në pistë. Aeroplani ndaloi dhe njerëzit përdorën rrëshqitjet emergjente për të ikur nga ferri, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të luftonin flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA