Aksidenti vdekjeprurës në New York, policia dyshon për sulm terrorist! Shoferit iu gjet një shënim…

02/01/2024 16:05

Një aksident vdekjeprurës me makinë gjatë një koncerti të Vitit të Ri në Rochester, New York, po hetohet si terrorizëm i brendshëm pasi i dyshuari dyshohet se la një shënim vetëvrasjeje dhe një ditar në dhomën e tij të hotelit, sipas një burimi të CNN.

FBI po heton pasi dy automjete, njëra prej tyre e ngarkuar me bombola gazi, u përplasën dhe morën përpara njerëzit jashtë koncertit në Qendrën Kodak, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjerë. I dyshuari është identifikuar si Michael Avery nga Syracuse, shkruan CNN.

Dy pasagjerë në automjetin tip Mitsubishi humbën jetën jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i Fordit gjithashtu u shtrua në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën. Tre këmbësorët që u goditën u dërguan në spital, njëri me lëndime seriozie për jetën sipas CNN.

Familja e të dyshuarit është intervistuar nga hetuesit. Autoritetet thonë se familja e të dyshuarit beson se ai ishte bipolar, megjithëse nuk ishte diagnostikuar.

Përplasja ndezi një zjarr që iu desh zjarrfikësve gati një orë për të shuar. Pasi flakët u shuan, zjarrfikësit gjetën një duzinë bombola benzine brenda dhe rreth automjetit. Është e paqartë se çfarë çoi në përplasjen, apo pse bombolat ishin në vendngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA