Nga kjo e shtunë Sali Berisha është i detyruar të qëndrojë nën arrest shtëpie.

Gjykata Antikorrupsion e urdhëron ish kryeministrin të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre që jetojnë në të njëjtën banesë me të.

“Ajo që është shqetësuese është fakti se ky vendim ka ndalimin e komunikimit për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë i cili e ka detyrë funksionale lirinë e shprehjes dhe kjo është dhënë pa marrë autoprizim të veçantë nga kuvendi që të kryente këtë veprim”, tha Gjokutaj.

Por për masat e arrestit shtëpiak, ligji nuk bën dallim nëse je politikan apo qytetar  i thjeshtë, të vetmit me të cilët do të komunikojë deputeti Sali Berisha janë vetëm anëtarët e familjes së jetojnë me të.

Çështja është nga zbatimi i kësaj mase, askush nuk mund ta këqyrë komunikimin në rrjetet sociale të Berishës dhe ta ndalojë atë. Nëse kjo ndodh , vendimi i takon SPAK të vlerësojë nëse po thyhet apo jo urdhri i gjykatës.

Gjykata deklaron se kjo mbikëqyrje për arrestin shtëpiak kryhet direkt nga dy prokurorët e dosjes partizani dhe shërbimet e policisë gjyqësore, të cilat do ta vizitojnë banesën e ish kryeministrit përditë për të verifikuar nëse gjendet apo jo në banesë

Pas shpalljes së këtij vendimi Irena Gjoka, Sali Berisha ka pesë ditë afat ligjor për të ankimuar verdiktin.

Top Channel